Ilaz Kodra

Sot shënohet 21-vjetori i rënies së komandantit të Zonës së Drenicës, Ilaz Kodra dhe i shumë dëshmorëve të tjerë

Sot shënohet 21 vjetori i rënies në altarin e Atdheut i komandantit të Zonës së Drenicës, Ilaz Kodra dhe i shumë dëshmorëve të tjerë. 21 vjet më parë, pas një ofensive që kishte ndërmarrë në shkallë të gjerë ushtria dhe policia serbe, në  Zonën Operative të Drenicës, më 30 prill të vitit 1999, në mbrojtje të popullatës, të cilën po e masakronin  mizorisht serbët  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Komandanti i Brigadës 114, Fehmi Lladrovci në zonën Operative të Drenicës,  Ilaz Ismail  Kodra,  pastaj Antigonë Fazliu, Lutfi Avdush Musiqi, Bajram Mehmet Aliu, Ferat Xhafer Dvorani, Hamdi Kadri Ferati,  Hysni Xhafer Dvorani, Imer Fazli Dvorani, Isa Adem Ferati, Nuhi Lan Dvorani,  Sejdi Smajl Kralani, Afrim Krasniqi e dëshmorë të tjerë. Sot, me aktivitete të ndryshme tematike, përkujtohet Komandanti, Ilaz Kodra dhe dëshmorët e tjerë, të rënë 21 vjet më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …