Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Nesër shënohet Dita për Personat e Zhdukur ku do të përkujtohen Personat e pa Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo,  Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Integra, Humanitarian Law Center Kosovo dhe Forum ZFD  shënojnë Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Me 27 prill, në orën 20:00 do të shënohet një aksion simbolik për Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, duke ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë e tyre për 2 minuta. Me 2 minuta errësirë në familjet tona, ne do të mund të bashkëndjejmë sado pak me dhimbjen dhe terrin në të cilën ndodhen familjarët e 1.644 personave ende te pagjetur për tash e 20 vjet. Në solidarizimin për fatin e të të pagjeturve, Biblioteka Kombëtare e Kosovës i bashkohet iniciativës, me shpresë dhe besim për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje. Andaj, ne ju bëjmë ftesë të gjitha mediave që ta ndjekin ngjarjen nga afër dhe të mbulojnë Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …