Nesër shpallet aktgjykimi ndaj katër deputetëtve të Vetëvendosje për hedhjen e gazit në Kuvend

Nesër shpallet aktgjykimi ndaj katër deputetëtve të Vetëvendosje për hedhjen e gazit në Kuvend

Pak më shumë se dy vjet pas ngritjes së aktakuzës për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nesër do të mësojnë epilogun e gjykimit të tyre. Kjo pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës nesër nga ora 13:00 do të shpallë aktgjykimin ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe Donika Kadaj- Bujupit. Të katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin  e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Pas shumë seancave gjyqësore, ku u panë përballje të ashpra verbale e nganjëherë edhe ofendime, trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës do të vendosë për fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve. Gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se veprimet e tyre ishin vetëm në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, duke parandaluar kështu një të keqe të madhe që po i kanosej Kosovës, apo siç e quajtën ata “faljen e mijëra hektarëve tokë dhe bosnjëzimin e Kosovës”. Madje, prej disa prej të akuzuarve u tha se ndihen krenarë për veprimet që i ndërmorën ndërsa se veprimet e tyre ishin të drejta, të gjithë deputetët e akuzuar të këtij rasti përmenden vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që gjeti se disa prej pikave të Marrëveshjes për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe, nuk ishin në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …