Nesër në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendosë nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie, apo do të lihet i lirë, edhe pse ai nuk përfillë asnjë ligj të shtetit të brishtë, i cili nuk guxon të matet me zemërimin e tij. Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, ndërsa gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më 26 dhjetor ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës. Në votimin e seancës të së enjtes, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin e Sali Berishës, i cili është nën hetim për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …