Nesër do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka mbetur në gjysmë javën e kaluar, ku si pikë e rendit të ditës është interpelanca e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, kërkesë e paraqitur nga grupi parlamentar i LDK dhe Vetëvendosjes lidhur me rritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar. Pikat e parë rendit të ditës do të jetë Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 20 dhjetor 2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin e datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …