Nesip Kaçi: Me gazetarët në Turqi

       Gazetarët në Turqi kanë qenë  në punën tonë epiqendra e përpjekjeve  tona  për propagandimin e çështjes së Kosovës. Kush tërheq  gazetarët  në anën e tij,  ka shanse të mëdha në mbrojtjen  dhe argumentimin e të drejtave  të shqiptarëve të Kosovës, më tha ambasadori  Ulvi Lulo, para se të nisesha  për të filluar detyrën e re të ambasadorit në Ankara, në një vizitë që i bëra në shtëpinë e tij në Tiranë, kur kishte dalë në pension. Këtë punë, më tha  ai ,mere vetë në dorë , mos kurseni  se propagandë pa para nuk bëhet. Në Turqi keni një terren shumë të përshtatshëm për Kosovën, keni një lob shumë të fuqishëm duke filluar që nga Asambleja e Madhe Kombëtare (Mexhlisi), në qeveri, në ushtri, në popull e kudo, por gjithçka fillon nga gazetarët e shtypit të shkruar dhe të mediave elektronike, mbani  afër gazetarët,  më porositi  ish- ambasadori  i Shqipërisë në Turqi zoti Ulvi Lulo.  Duhet të them se kjo ishte edhe porosia e ministrisë sonë të punëve të jashtme. Ne si  ambasadë me gazetarët punonim me përparësi, me synim që atyre t’u spjegonim në radhë të parë si dhe pse iu shkëput Kosova  Shqipërisë, në Ç’rrethana politike ndërkombëtare  dhe ballkanike, etjet e fqinjëve tanë  për  t’a gjymtuar dhe mundësisht për t’a zhdukur Shqipërinë, por bijtë e saj rrëmbyen armët  dhe i dolën  zot  atdheut.

        Me gazetarët  bënim një punë të diferencuar në kuptimin që edhe ata që nuk e njihnin problemin e Kosovës, ta mësonin duke u dhënë materjalet  tona, ku argumentohej me fakte historia. Me vete kishim të drejtën.  Në Turqi  kishte drejtuës gazetash  por dhe pronarë gazetash apo dhe mediash elektronike, të cilët ishin shqiptarë ose me rrënjë shqiptare nga nëna apo nga babai, nga gjyshi apo gjyshja, me të cilët e kishim më të lehtë  të punonim për Kosovën,  gjysma e tyre ishin kosovarë  të përzënë nga Kosova,  ata  ishin shpirtërisht  të përkushtuar për Kosovën, bile kishte prej tyre që na thoshin,  sa  të plasë pushka në  Kosovë do të kthehemi në vatan  të  luftojmë  dhe ndonjeri prej tyre citonte Migjenin  ; “Në lufta të rrepta kemi  m’u ndeshë  dhe për  fitore  kemi  me ra fli”. Dhe kështu ndodhi, kur plasi pushka në Kosovë shumë kosovarë nga Turqia iu ngjitën UÇK-së, të tjerë shqiptarë  të Kosovës  apo të Shqipërisë ndihmuan sa mundën luftën  në Kosovë.

       Ne kishim listat e gazetarëve dhe u dërgonim  revista, leksione, botime të ATSH-së , libra ku cështja shqiptare  ndricohej me argumenta dhe fakte historike dhe demaskonim  propagandën antishqiptare jugosllave dhe sllavomadhe. Çdo  javë ftonim në ambasadë, kryesisht ditën e premte gazetarët  turq dhe të huaj ku organizonim konferenca  shtypi  të shoqëruara me pritje- koktej. Gjatë konferencave të shtypit zhvillonim tema politike dhe historike, të  përgatitura mirë dhe me kujdes, të cilat shoqëroheshin  me pyetje nga gazetarët dhe diskutime të ndërsjellta. Në veprimtaritë e tjera sic ishin hapja e fotoekspozitave për vendin tonë, ose konferenca shtypi  në Ankara, Stanboll, Izmir, Eskishehir, Bursa Samsun etj., ftonim gazetarë  dhe  fotoreporterë  për  t’i  mbajtur  në  korrent me qëndrimet e Shqipërisë ndaj Kosovës  si dhe demaskonim politikën serbe antishqiptare  si dhe reprezaljet që bënin serbët  atje sic ishte mbyllja e shkollave apo serbizimi i tyre , përndjekja e rinisë, mohimi i të drejtave të  saj, mohimi i  autonomisë së Kosovës  e të tjera.

        Disa gazetarë  i dërgonim nëpërmjet  Komitetit  të  Marrëdhënieve  Miqësore dhe Kulturore me Botën e Jashtme  të vizitonin vendin tonë  dhe të njiheshin nga afër  me historinë tonë shekullore. Shumë gazetarë i ftonim në pritjet tona me rastin e festimeve që bëheshin  për përvjetorin e Pavarësisë  dhe atë të Çlirimit të Atdheut  dhe datave të tjera historike. Disa gazetarë të tjerë i ftonim në pritjet që organizonte ambasada në Ankara me rastin e ardhjes në Turqi të delegacioneve të ndryshme  qeveritare, parlamentare,  ekipeve sportive, trupave të Operas dhe Baletit, Ansambleve  të Këngëve dhe të Valleve etj. ku u jepnim mundësi  të njiheshin direkt me antaret e delegacoineve  tona të niveleve të ndryshme.

       Ne mbanim lidhje me shumë  gazetarë  të mbi 25 gazetave turke si më poshtë : Millijet, Hyrijet, Xhumhurijet, Terxhuman, Turkish Dayli Nws, Tyrkije, Myxhadele, Dynja, Milli – gazete, Meydan, Çankaya, Gynesh, Son Havadis, Istiklal, Bursa, Olay, Medenijet, Tyrkeli, Ankara Tyxharet Gazetesi, Mydafi,  TEMPO, 24 Saat, Turkish  Times. Këto gazeta i kishin  qendrat  e tyre në Ankara  dhe në Stanboll.

       Në Ankara,  Ryzgarllë  Sokak (Sokaku i Furtunës) ishte bastioni  ynë i shumë gazetave, ku,  ne njihnim  shumë gazetarë , dhe  sa ua shpinim materialet  tona  për Kosovën, i  futnin në shtyp dhe të nesërmen i gjeje të botuara në faqet e shtypit.   Njerzit  tanë që  merrëshin  në atë  kohë  me shtypin, ishin  shokët Osman Osmani , Nasho Bakalli dhe Akil Pajenga, të tre këta shokë  dinin të punonin me turqit,  ata e flisnin mirë turqishten dhe  priteshin  ngrohtë , mirëpriteshin  në zyrat e gazetave . Por edhe një gjë duhet shtuar  se  ankarallinjtë  ishin të predispozuar për të mbajtur  anën e Kosovës `dhe kosovarëve   dhe jo të Serbisë  e të serbëve  që  ishin pushtues  dhe kishin kryer krime në Kosovë  ndaj shqiptarëve.

       Janë me dhjetra  gazetarët  turq  që me penën e tyre kanë dhënë një ndihmesë  shumë të Çmuar për Çështjen shqiptare dhe veÇanërisht  për problemin e Kosovës.Le ta fillojmë me Prof. Dr Tyrkaya Ataëu, gazetar i gazetës  “Turkish  Dayli  Nws”, i specializuar për Shqipërinë. Në shkrimet e tij ai ka bërë të mundur  para lexuesve njohjen e historise dhe kulturës së popullit shqiptar  veÇanërisht për mbështetjen që ka dhënë nëpërmjet penës së tij në mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë. Ai  ka shkruar  dhjetra  artikuj gazete për Shqipërinë dhe Kosovën, mund të themi ishte  gazetari më produktiv  për Shqipërinë dhe Kosoven në Turqi.

       Po kështu  në qendër të punës sonë ishin gazetat e mëdha, si gazeta “Millijet”  ku  punonte  gazetari  i mirënjohur  i saj, Mumtaz Sojsall, i cili shkroi në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës  dhe  kërkonte nga qeveria  jugosllave largimin e ushtrisë serbe nga krahinat shqiptare. Ne,  Mumtaz  Sojsall , si i majtë që ishte,  e mbanim  afër , i jepnim  artikujt e gazetës “Zëri i Popullit”  dhe komentet e ATSH-së për  Kosovën dhe ai shkruante objektivisht  herë pas herë   për problemet e saj. Ai bënte pjesë në partinë  social –demokrate të Erdall Inonysë  dhe kur kjo  parti u fut në kualicion qeverisës, Mumtaz Sojsallit i dhanë postine ministrit të punëve të jashtme të Turqisë.

        Një nga gazetat që  na mbështeste mirë  për  Kosovën  ishte  “Turkish  Dayli  Neës” , gazetë serioze, që lexohej nga të gjithë, sidomos nga të huajt  anglishtfolës dhe nga ambasadat,  pra shfrytëzohej  nga trupi diplomatik dhe dilte edhe jashtë  Turqisë. Pronari i  saj ishte  Ilhan Çevik me origjinë  të afërt  nga rrethi i Korcës, por për Shqipërinë dhe Kosovën  kishte debulesë,  ndërsa  drejtori i  kësaj  gazete ishte i biri i   tij  Ilnur Çevik, një gazetar i mprehtë.  Ashtu si dhe gazetave të tjera edhe kësaj gazete  ne i Çonim të gjitha materialet tona në anglisht, që na i dërgonte Tirana. Për ato materiale që shkruanin  për  Kosovën  dhe që i duhej bërë jehonë, ne flisnim me Ilnurin në veÇanti,  që  brënda mundësive t’i  botonte  dhe ai na ndihmonte me një dashamirësi patriotike si shqiptar që ishte nga nëna dhe nga babai.

       SiÇ e përmenda  pak më lartë,  në Turqi  për  arsye se ka  shumë shqiptarë,  ka një  terren  mjaft     të  përshtatshëm  për  Kosovën dhe  për  ta  vërtetuar  këtë  po sjell një  shembull  :  kryetari  i  komisionit të mediave  të  shkruara  dhe  elektronike  të Turqisë   atëhere ishte  Bejhan  XhenkÇi, i Çili ishte edhe deputet në parlamentin e Turqisë. Nga ai vareshin të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike . Ai ishte kosovar.   Ai bashkë me vëllaun e tij, pak më të vogël,  Abdelkader, për  Kosovën  dhe Shqipërinë  hidheshin  në  zjarr. Tani,  pse e thashë këtë?  Ne,  si ambasadë e Shqipërisë njiheshim  mirë me ta, takoheshim  shpesh  dhe sa herë kishim vështirësi për  botime shkrimesh  apo lajmesh në televizion  për Kosovën, lidheshim   me  Bejhanin dhe Çdo gjë  zgjidhej  pozitivisht  dhe lehtësisht.

Vëllai i Bejhanit, Abdelkaderi,  ishte deputet i Bursës  por  ishte një  djalë trim dhe i zgjuar. Abdelkaderi ishte dhe një biznesmen  i  fuqishëm,  merrej me pulari. Në atë kohë , domethënë në vitet 1989, në Bursa  në  lagjet e hyrjes në qytet  kishte mbi 700 mijë  kosovarë. Historia e ardhjes  së familjes së tyre në Turqi, e treguar nga Abdelkaderi  me gojën e tij është  me  pak  fjalë kjo:   Babai i tij kur ishte i ri, kishte ikur nga Kosova  dhe pasi kaloi fusha e male, ishte paraqitur në të ngrysur në shtabin e Mustafa Qemalit por nuk dinte turqisht  dhe rojet e gardës  që dyshuan  për keq  e  lidhën dhe e futën në hapsanë (burg). Të  nesërmen i  raportuan Ataturkut se mbrëmë kemi lidhur një jabanxhi. Ç’është ky jabanxhi ?,  i pyeti Pashai  dhe i urdhëroi t’ia sjellin para tij.  Kur  të lidhurin e shpunë  para Mustafa Qemalit ai tregoi shqip se kush ishte, nga kish ardhur dhe pse kish ardhur, duke thënë se dua të vihem  me  besa-besë  në shërbim të Ataturkut. Pas kësaj , Pashai e  kuptoi nga gjuha  që ishte shqiptar, qeshi  dhe i urdhëroi  rojet  t’i  zgjidhnin duart. Që nga ajo ditë  dhe deri sa jetoi Ataturku, im at, na tha Abdelkaderi, punoi  në  gardën e tij, nga rojet më të afërta të tij.

       Njerzit,  që do të flisnin për Kosovën shqiptare  i zgjidhnim  me përparësi, qe t’a donin Kosoven dhe shqiptaret, të ishin personalitete,   t’iu dëgjohej fjala në popull dhe të linte gjurmë. Një nga këta personalitete ishte dhe shkrimtari dhe romancieri i madh turk Jashar Qemal, të cilit më  23 maj 1989 i bëra një vizitë  në shtëpinë e tij, në një lagje popullore,  në adresën: Karametli  sokak  20-7, Hikmet apartament, Stanboll. Ai është autor i një numri  të madh romanesh  si Mehmet  imcaku,  Shtylla, Legjenda  e njëmijë demave, Selman veterinary, Trilogjia e maleve, Kthimi i Mehmet  imcakut, Mehmet  skifteri, Zogjtë kishi ikur,  e shumë të tjera. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit tonë në Turqi. Në veprat e tij pasqyrohet jeta e përditshme e popullit pa zbukurime, ai përshkroi  dhimbjen popullore dhe portretizoi njerzit e thjeshtë.

 Jashar Qemalit i fola për historinë e  Kosovës dhe vuajtjet e saj  gjatë pushtimit  serbosllav. I dhashë disa material  historike, letrare e kulturore për Kosovën.  Ai  më dëgjoi me vëmendje. Me të bisedova rreth dy orë. Ai më tha  se për  krimet serbe në Kosovë më kanë folur edhe Dritëro Agolli, Ismail Kadarea  e Dajlan Shapllo  dhe kam lexuar shkrimet dhe veprat e tyre për Kosovën. Këtu…këtu…,  i kam Shqipërinë dhe Kosovën, më tha dhe vuri dorën në zemër . Duke më përcjellë deri te makina ai tha: Jashasën Arnavutlluk ve arnavutllar, Jashasën Kosovo.(Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët, Rroftë Kosova).

       Ndër gazetarët që shkruante mirë  dhe objektivisht  për Kosovën  ishte dhe drejtori i gazetës    Xhumhurijet  për Ankaranë,  Ahmet Tan. Kanë kaluar vite por ai gazetar  shkroi  dhe bëri  një parashikim  pozitiv  profetik  për Kosovën  dhe të ardhmen e saj. Për të ardhmen e Kosovës  ka shkruar edhe  gazetari  Mustafa EkmekÇi, mik i fortë i shqiptarëve,   i cili me penën e tij sulmonte pa ndrojtje  dhe me guxim  serbët,  që kryenin vandalizma  në Kosovë.

       Në konferencat e shtypit që organizonim po thuaj Çdo të premte  me gazetarët  turq dhe të huaj, të shoqëruar me pritje –koktej, merrte pjesë edhe  gazetari-shkrimtari  dhe poeti  turk Tahsin SaraÇi, demokrat.   Ai  në diskutimet e tij  për ngjarjet në Kosovë  mbronte me devocion të drejtat e shqiptarëve dhe denonconte MilosheviÇin dhe  klikën e tij  dhe RazllatoviÇin për krimet  që kryenin paramilitarët serbë. Tahsin SaraÇi nuk arriti dhe  nuk e pa me sy  Çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, vdiq  papritur por mbi varrin e tij ne  vumë një kurorë me lule të freskëta.

        Me gazetaret e mirënjohura  turke Nur Batur dhe Nylyfer Fejizo të gazetës “Millijet”, gazeta më e madhe e Turqisë,  që shkruanin për Shqipërinë dhe ngjarjet në Kosovën  martire aq objektivisht  dhe i dilnin në mbrojtje kosovarëve, duhet thënë se në Çdo aktivitet që organizonte ambasada me gazetarët i ftonim  dhe ato na nderonin me pjesëmarrjen e tyre.

       Në Ankara  kishim  edhe dy  gazetarë  shqipfolës, shqiptarë,  njeri  ishte nga Shqipëria  por i rritur dhe shkolluar në Turqi, i cili quhej  Nexhip  Allpan,  ishte me origjinë nga rrethi i Gjirokastrës, punonte në radio “Zëri i Turqisë”  dhe  tjetri ishte nga Kosova, nga një familje  patriotike, që ishte përzënë  nga serbët  në Turqi  për nacionalizëm shqiptar  dhe quhej Avni Çitaku  edhe ky punonte në radion “Zëri i Turqisë”. Të dy këta  gazetarë i dilnin në mbrojtje Kosovës  dhe   mendoj  se kanë bërë një punë patriotike.

        Do dëshiroja të shkruaj pak fjalë  për një gazetar turk të veÇantë,  që quhej  Fahir Armaoglu. Ky gazetar  ishte i veÇantë sepse ai  i analizonte  thellë  ngjarjet  në Ballkan,  nxirte konkluzione logjike  dhe bënte parashikime për të ardhmen.  Pjesën më të madhe të  parashikimeve të  tij i kish vërtetuar koha,  siÇ ishin ato për të ardhmen e Jugosllavisë, Qipros së Veriut, ndërsa për Kosovën ai shprehej se ajo do fitojë statusin e republikave të tjera  jugosllave,  që është pavarësia,  nuk ka tjetër zgjidhje, theksonte ai,  dhe kështu ndodhi.

       Po kështu  kur u përkujtua  50 vjetori  i vdekjes  së  Ataturkut , në Simpoziumin  nga 31 tetori  deri më 1 nentor 1988, në  temën  “ Ataturku dhe politika e jashtme e Turqise”  që  kumtoi  gazetari  Fahir Armaoglu, duke analizuar marrëdhëniet e Turqisë me vendet ballkanike,  ai erdhi në konkluzionin se Shqipëria është  mikja më e madhe  e Turqisë  në  Ballkan. Vallë,  këtë  realitet a nuk  duhet  ta  shohim dhe ta Çmojmë siÇ është, konkludon  Prof. Fahir  Armaoglu.  Kete konkluzion  Prof.  Fahir  Armaogllu  e shkroi dhe e botoi ne nje shkrim te vecantw ne gazeten  ”Terxhuman”  te dates  3 nentor 1988.

       Natyrisht  nuk është e mundur që në  këtë shkrim  të përshkruash punën  dhe ndihmesën e të gjithë gazetarëve  turq  për Kosovën,  por  është mirë që emëri dhe mbiemëri i tyre të  përmendet qartë  dhe të falenderohet puna e këtyre gazetarëve : Sami Kohen,  Nexhati Karakaya, Mehmet Luma,  Gokshin Spahioglu,  Jëllmaz Çetiner, Sait Arif Terzioglu, Vedat Abut, Shehap Gensoy, Tahir Zengingonyl,  Feridun Evrensel, Ahmet Nadir Xhaner, Niazi Axhun, Gyner Samllë, Irfan Ynver Nasratinoglu, Xhengiz Çandar, Nylyfer JallÇën, Ali Kërxha, Kaya Oztash, Semih Gyner, Oktay  Ballamir, M. Nexhati Ëzfatura, Ferhat KoÇ, Semih  Idis, Ahmet Demirel, Sejfi Tashan, Nexhdet Bulluz, Mehmet Bixhan, Mustafa Ajvallë, Nazmi Bilgin, Zeki Aparë, Mustafa Ajverdi, Istiklal Jaralldëllësh, Xhejhun Bajdar, Gyraj Sojkut, Nezih Demirtepe, Ender Jolldar, Belgin Erdogan, Selin Çaglayan, Mehmet Yzylker, Serap Lalezar, Mahmut Bullut, Xhemal Ak, Nihat Dalay, N, Hajretin Irgin, Yahya Aksoj, Taxhiser Onuk, Tanzhu Atesher, Galip Leblebixhioglu.

Nesip Kaçi është  publicist dhe diplomat

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …