Netanyahu: Nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës pa u shfarosur Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës pa u shfarosur Hamasi. “Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se Gaza nuk përbën kurrë më kërcënim për Izraelin. Nuk ka asnjë shans që Izraeli të pajtohet për armëpushim të përhershëm, pa u plotësuar këto kushte” ka theksuar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Nga ana tjetër, Hamasi ka thënë se “është i gatshëm të angazhohet pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive për çfarëdo propozimi që parasheh armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite, rindërtimin e Gazës, kthimin e të zhvendosurve, dhe një shkëmbim të mirëfilltë të të burgosurve, nëse Izraeli njofton qartazi se është i përkushtuar për marrëveshje të tillë”. Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 36 mijë palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …