Hashim Thaci

Neue Zurcher Zeitung: Kryetari Hashim Thaçi është kthyer befasisht kundër Gjykatës Speciale

Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” ka publikuar një shkrim rreth iniciativës së veteranëve të UÇK-së për ndryshimin e ligjit të Gjykatës Speciale. Kjo gazetë nënvizon  se kryetari Hashim Thaçi është kthyer befasisht kundër kësaj Gjykate, duke kujtuar fjalimin sulmues ndaj Perëndimit para Forcave të Sigurisë. Shoqatat e veteranëve të ish-organizatës kryengritëse të UÇK-së duan të sigurohen që ligji për Gjykatën Speciale të kthehet në Kuvend, me arsyetimin se gjykata është antishqiptare dhe e përdhos luftën clirimtare. Veteranët janë ndihmuar nga kreu. Pas shumë hezitimeve, në gusht të vitit 2015, Parlamenti e ka kaluar ligjin duke e bërë këtë Gjykatë institucion që buron nga ligjet e Kosovës. Atë kohë, Thaçi, Ministër i Punëve të Jashtme e kishte sjellë partinë e tij para aktit të kryer. Ai u pajtua vetëm pse partneriteti me SHBA, BE dhe NATO’n po vinte në dyshim. Perëndimi kërcënoi se nëse Kosova kundërshton Gjykatën e financuar nga BE atëhërë do të themelohej një Tribunal nga OKB.

Por, pse kjo qasje e Thacit? Prej nga kjo retorikë e ashpër që nuk kursen as “miqtë amerikanë”? Thaci përgjigjen e ka dhënë gjatë një debati në prishtinë, shkruan NZZ. Ambasadorët perëndimorë iu kishin zotuar se pas gjykatës do të hiqeshin vizat, do të bëhej ushtria. Por, asgjë nga këto. Por, gazeta shkruan se BE ka mohuar se ka pasur marrëveshje të tillë. Por, frustrimi i Thacit mund të arsyetohet me diçka tjetër. Kosova është në një bllokadë totale. 10 vjetë pas Deklaratës së Pavrësisë, shtetndërtimi ende ska përfunduar, njohja ndërkombëtrare nuk është përfunduar as brenda BE’së Për më shumë, muret e vizave ende i ndajnë 2 milionë qytetarët nga BE, e cila deri më tani ka hequr vizat edhe për vende si Ukraina dhe Gjeorgjia. Hidhërimi është i kuptueshëm, por debakli në masë të madhe është vetëshkatuar, shkruan mes tjerash  NZZ.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …