leoni

Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Nevenka Tromp, tha se Gjykata Speciale ka narrativë politike, dhe funksionon me pazarllëqe

Nevenka Tromp: Dështimi i Gjykatës Speciale mund të justifikohet përmes akuzave për pengim të drejtësisë

Hulumtuesja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, tregoi se me çka do ta mbulonte dështimin  Gjykata  Speciale. Sipas saj, akuzat për pengim të drejtësisë e mbrojnë narrativen e gjykatës. Akuzat për pengim të drejtësisë e mbrojnë narrativen e gjykatës që e shoh si një mjet mbrojtës sepse nëse një ditë të gjithë të akuzuarit apo shumica dalin të pafajshëm, gjykata mund ta shfrytëzojë këtë narrativë që nuk ishin në gjendje t’i provonin krimet sepse kishin probleme me provat dhe dëshmitarët. Zonja  Tromp theksoi se rastet e pengimit të drejtësisë ndodhin, ka gjithmonë por jo deri në këtë shkallë më tej. Dhe fakti që nuk do të ketë më aktakuza për arsye për të cilat ekziston kjo gjykatë, tregon shkaqet se pse kjo gjykatë ishte mbase  e gabuar, që në fillim për të adresuar këto lloj çështjesh, duke targetuar vetëm një grup tejet të vogël të njerëzve, duke u koncentruar vetëm në njërën anë të luftës dhe duke ngritur çështje si mbrojtja e dëshmitarëve për shkak të intimidimit”, tha Nevenka Tromp.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …