Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, thotë Kosova nuk duhet ta marrë si të mirëqenë çështjen e sigurisë, duhet që ajo t’i rrisë kapacitetet e saj për t’u mbrojtur. Nuk mjafton të thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë premtuar neve siguri, por duhet ndërmarrë veprime konkrete. Është e domosdoshme që në këto rrethana gjeopolitike, Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO-s. Anëtarësimi i Kosovës në strukturat e NATO-s do të ishte një lëvizje shume e rëndësishme, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i ndihmojnë Kosovës në këtë drejtim. E di që janë 5-shtete brenda NATO-s që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por kjo duhet të ndryshoje sepse po jetojmë periudha sfiduese. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet urgjentisht ta trajtojnë këtë çështje dhe ta shtyjnë Kosovë drejt anëtarësimit në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë”, thotë Nevenka Tromp.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …