Gjykata Speciale është larg nga një institucion juridik efikas që merret me krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit, thotë Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vjet në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi. Ajo thekson se kjo gjykatë ka shumë mangësi sa i përket transparencës derisa shpreh shqetësim se seancat e mbyllura mund të nxisin dëshmitarët që të flasin çfarë të duan në gjykatore. Në tetë vjetorin e krijimit të Speciales, Tromp tregon nëse kishte motiv të fortë për këtë vendim, si dhe çka pret nga gjykimi i madh, “Thaçi dhe të tjerët”. Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, thotë se e kupton pse Kuvendi i Kosovës vendosi t’i përmbushë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të Shteteve të Bashkuara, për ta krijuar këtë gjykatë dhe transferimin e saj në Holandë. Në Gjykatën Speciale deri tani janë gjashtë persona të akuzuar për krime të pretenduara të luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Salih Mustafa, e ndaj këtij të fundit në dhjetor të vitit të kaluar është shqiptuar dënim fajësie në shkallë të parë, me 26 vjet burgim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …