Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Prokuroria në Hagë po përpiqet të dëshmojë se gjykimet në Hagë po dështojnë për shkak të frikësimit të dëshmitarëve

Mbrojtja e ish-kryetari të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se është duke hetuar çështjet që ndërlidhen me kufizimin e komunikimeve për të akuzuarit e Gjykatës Speciale në Hagë, më pas do të dorëzojë vërejtjet relevante pas përfundimit të të gjitha hetimeve. Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, thotë për Radion Evropa e Lirë se Prokuroria në Hagë, do të rikthejë në diskutim supozimin paragjykues se të gjitha gjykimet kundër shqiptarëve të Kosovës dështojnë për shkak të frikësimit të dëshmitarëve”. Më 23 nëntor, trupi gjykues urdhëroi kufizimin e përkohshëm të kontakteve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, duke ndaluar çdo vizitë nga njerëz jo të privilegjuar. Aktualisht, vizitat lejohen vetëm për ekipin e mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …