Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, Nevenka Tromp, tha se Gjykata Speciale ka narrativë politike, dhe funksionon me pazarllëqe

Nevenka Tromp: Realizimi i çështjes së Asociacionit të Komunave Serbe në konteksin e një marrëveshjeje tashmë është punë e kryer

Studiuesja dhe profesoresha në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp,  tha se realizimi i çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në konteksin e një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tashmë është kryer. Ajo thotë se sa i përket një vetëqeverisje lokale për komunitetin serb ajo duhet të bëhet me kujdes. Por, një gjë, detajet e së cilës duhet elaboruar edhe më me kujdes, është ajo që “të mos u jepet mundësia atyre që kanë qëllime të këqija brenda komunitetit serb që ta përdorin atë për ta shkëputur krejtësisht nga qeveria e Kosovës dhe autoriteti i shtetit të Kosovës”. Zonja Tromp në lidhje me qasjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vëren se është tejet e vështirë që një politikan i ri në pushtet të gjejë veten kryeministër në mandatin e tij të parë. “Ai është një lloj tjetër lojtari; ndërsa Vuçiq i cili është shumë më gjatë në pushtet është shumë më dredharak kur jemi te politikat simbolike dhe verbale”, vlerëson ajo. Në lidhje me “lëvdatën” ndaj Serbisë, dhe qortimit amerikan ndaj Kosovës, kryesisht në dritën e shfaqjes së planit franko-gjerman, Tromp e sheh si lojë “verbale dhe simbolike të Vuçiqit”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …