Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovës Lindore, Nevzad Lutfiu ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, që ta respektojnë Kushtetutën për numrin e policëve nga komuniteti shqiptar. Ai përmes një postimi, ka treguar që numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël si dhe shumë prej tyre janë afër pensionimit. Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: ‘Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale’. Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël dhe jo në proporcion me numrin e popullatës shqiptare e cila është në shumicë sidomos në Preshevë dhe në Bujanoc, dikur ishte edhe në Medvegjë.