Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në tri komunave të Kosovës Lindore, Nevzad Lutfiu, duke folur për protestën e paralajmëruar për sot në Bujanoc është shprehur se përmes atij tubimi synohet t’i bëhet e qartë Serbisë se shqiptarët “nuk do të heshtin”. Ai ka thënë se Serbia është duke i shpërfillur kuadrot shqiptare. Më 31 gusht 2023, realizuam aksion simbolik para shtëpive të shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, sepse këto institucione shpërfillnin kuadro shqiptare ndërsa sjellin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë. Më datë 8 shtator 2023, realizuam aksion para stacionit policor në Bujanoc, sepse 2016-ta, është viti ku për herë të fundit u punësua një shqiptar në këtë institucion. Më datë 16 tetor të vitit 2023, realizuam aksion para Gjykatës në Bujanoc, edhe në këtë institucion po shpërfillën kuadrot shqiptare e po sjellin kuadro nga qytete të tjera të Serbisë. E të hënën do ta realizojmë protestën e madhe për t’ia bërë të qartë Serbisë se nuk do të heshtim”, ka shkruar Lutfiu në “Facebook”
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …