“New York Post”, ka komentuar fushatën zgjedhore të kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli

Sipas “New York Post”, kreu i PDK-së Kadri Veseli e ka zgjedhur pro-amerikanizmin si një mënyrë për të arritur fitoren

E përditshmja amerikane “New York Post”, e cila konsiderohet edhe si gazeta e preferuar e kryetarit të SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar fushatën zgjedhore të kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli. Kjo gazetë i kushton vëmendje të veçantë faktit që Prishtina është mbushur me billborda të Trump dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Duke nënkuptuar efektin e kryetarit amerikan në fitoren e zgjedhjeve në Kosovë si dhe duke rikujtuar takimin e zhvilluar mes Trump dhe Veselit në vitin 2017, përmendet se si kreui PDK-së ka zgjedhur pro-amerikanizmin si një mënyrë për të arritur fitoren. Gazeta rikujton se Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe njihet nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA-në, por Serbia dhe pesë vendet e BE-së ende refuzojnë ta pranojnë atë. Kjo e përditshme amerikane, po ashtu, shkruan se Veseli ishte një ndër liderët dhe themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe Shef i Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …