Në një shkrim të gazetës autoritative amerikane, New York Times, shkruan se situata Kosovë-Serbi ka acaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, të cilët prej kohësh janë përpjekur të ulin tensionet dhe të ndërmjetësojnë një zgjidhje për Kosovën. Ata dënuan me terma jashtëzakonisht të ashpra dislokimin e forcave të sigurisë në veri të Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Tensionet në Kosovë vetëm e ndihmojnë Vuçiçin duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre, tha Milomir Mandiq, menaxheri i përgjithshëm në Demostat. Kurti po e ndihmon vazhdimisht Vuçiçin”, përsëriti të njëjtën tezë Pavle Grbovic, një deputet i opozitës në parlamentin serb nga Lëvizja Qytetarët e Lirë, e cila ka ndihmuar në organizimin e protestave në rrugë, në Beograd. Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për zotin Vuçiç se z. Kurti”, shtoi ai. Diplomatët e lartë amerikanë dhe evropianë janë zemëruar për atë që ata e shohin si provokim nga Kosova, ndërkohë që Serbia është kënaqur që po trajtohet si një partner i rëndësishëm. Gjenerali Daniel Hokanson, një anëtar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, vizitoi Beogradin këtë javë dhe përshëndeti atë, që ai e përshkroi si një “partneritet vërtet fantastik” me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …