Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

Nexhat Llumnica: Trimat e SBASHK-ut nuk guxojnë të bëjnë Protesta para Qeverisë

Trimat e SBASHK-ut nuk guxojnë të bëjnë Protesta para Qeveris, thotë Nexhat Llumnica nënkryetar i Sindikatës së Re, “Korporata Energjetike e Kosovës”. Ata dinë  vetëm të ngujohen brenda dhe bojkotojnë punën me GREVË. Kjo grevë e tyre i dëmton nxënësit e qeveria nuk mërzitet fare as për nxënësit e as  për mësimdhënësit. Kërkoj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe mësimdhënësit  të ndryshojë formën e presionit sindikal nga GREVA në protesta para Qeverisë, sepse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mërzitet fare për mësimin e nxënësve tanë. Ata mërakosen vetëm për kolltuk, dhe unë nuk besojë që kolltuku po i rrezikohet më GREVA e bojkote, ka shkruar Nexhat Llumnica nënkryetar i Sindikatës së Re, “Korporata Energjetike e Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …