leoni

Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: Në Kuvendin e veteranëve pati presion për të ndikuar në procesin zgjedhor

Ish-luftëtari i UÇK-së, Nexmi Lajçi, nga OVL e UÇK-së, në Dukagjin, lidhur me kuvendin e sotëm të OVL të UÇK-së, ka shkruar se  “Presioni për të ndikuar në procesin zgjedhor të veteranëve, lojërat dredhitë dhe kalkulimet e ndryshme, duke futur në lojë militant partiakë si veteranë të bërë e jo të dal nga lufta, nga ana e partive politike dhe faktorëve tjerë që deri më sot i shfrytëzuan në mënyrën më të egër të mundshme familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, po shihet qartë se në këtë proces zgjedhor është më i pamëshirshëm dhe më i vrullshëm se në zgjedhjet e më hershme të OVL të UÇK-së, ka shkruar veterani, Nexhmi Lajçi duke shfaqur mospajtime të thella me rezultatin zgjedhor.

Kjo është një lojë e rrezikshme, shumë qëllimkeqe dhe me pasoja të rënda për të ardhmen e atdheut. Ne jemi të vetëdijshëm se gjithë kjo luftë nuk po bëhet thjesht vetëm sa për të pas ndonjë ndikim të vogël mbi ne, por që përmes organizatës sonë dhe shoqatave të tjera të dala nga lufta e UÇK-së, si kategori e respektuar në vend nesër vendorët ta marrin pushtetin, ndërsa ndërkombëtarët kuptohet jo miqtë dhe aleatët tanë, por ata që na u instaluan dhunshëm në Kosovë,përmes infiltrimit të individëve “paqësor” në OVL ta heqin qafe forcën kokëfortë të pathyeshme dhe po thuajse të vetme në Kosovë që u bënë ballë të gjitha të këqijave që për mes tyre na servohen nga kuzhinat e Beogradit. Ky imponim i përzgjedhjes së delegatëve për kuvendin zgjedhor të OVL-së, në nivel vendi ka filluar që nga nëndegët e themeluara herët nëpër fshatra të Kosovës për të ndikuar pothuajse dhunshëm në zgjedhjen e kryetarëve të degëve nëpër komuna e që këta pastaj ti caktojnë siç edhe i caktuan delegatët militant partiak për kuvendin e sotëm. Kuptohet lufta ka qenë, se cila nga partitë politike do çoj më shumë anëtarë të vetë në kuvend në mënyrë që kryetari i Organizatës së veteranëve Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të zgjidhet i ndikuari sot e argati i tyre nesër.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …