Friksohem se nuk do të kemi njeri më të kompletuar siç e kishim Bacën Ahmet. Kosova lindi trima e atdhetarë, Kosova lindi trim mbi trima Hamëz e Adem Jasharin, të guximit të armës, dhe u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Kosova lindi edhe trima e dijetarë të pendës dhe pushkës, e lindi Bacën Ahmet që nga rinia e tij e hershme nuk e ndali pendën dhe kurrë nuk u lodh. Profesori, krahas pendës, e mori edhe pushkën e lirisë dhe i doli zot Atdheut në luftën që bëri UÇK-ja. Luftoi me shumë guxim e trimëri për idealin që ishte i lindur me të dhe udhëhoqi edhe radion e parë shqiptare ndër flakët e luftës e rreziqet e mëdha, RADIO KOSOVËN E LIRË. Profesori e mësuesi i popullit Ahmet Qeriqi i kaloi të gjitha vështirësitë e mëdha të kohës dhe pas luftës penda e tij shkroi shumë punime të mëdha për kombin tonë dhe hyri ndër figurat më të ndritura të kombit për t’u mos u harruar se te ekziston ky popull. Ai, prej se u lind e është rritur, asnjëherë nuk e devijoi idealin dhe deri në frymën e tij të fundit e mbajti atë si shembull që gjeneratat e reja ta kenë si shembull të shkëlqyer, përkundër shumë të tjerëve që së bashku kishin të njëjtin ideal, por pas luftës së fundit devijuan dhe ju rrokën bizneseve e punëve të liga dhe e lanë Bacën vet, por kurrë me asnjë çmim nuk ju nënshtrua askujt dhe kaloi nga kjo botë si njeri i madh i kombit dhe do të hyjë në historinë kombëtare. Nuk do të mjaftojnë fjalët të përshkruajmë jetën dhe veprimtarinë e këtij dijetari të madh rilindas që e kishim në këtë epokë ku ende ne frymojmë, por koha do të na tregojë më shumë mallështinë e këtij dijetari. Respekt e mirënjohje Lavdi jetës dhe gjithë sakrificës së Bacës Ahmet.
