leoni

Nexhmi Lajçi

Nexhmi Lajçi: 30 dhjetori Dita e Veteranit të UÇK-së, dita e përuljës para të gjithëve

Sot veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kan ditën e tyre, pra sot është 30 dhjetori Dita e Veteranit të UÇK-së. Edhe sot, ashtu si në ditën e dëshmorëve të kombit, ditës së flamurit dhe festave tjera kombetare duhet kujtuar lavdinë e të gjithë të rënëve për lirinë e atdheut duke u përkulur para varreve të tyre. Krahas deshmorëve, duhet ti nderojmë edhe të gjithë ata që dhanë gjithçka nga vetja e tyre e që nga lufta dolën gjallë por që nuk janë më në mesin tone, pasi që me qindra veteranë pas luftës u ndanë nga ne si pasojë e vdekjes nga plagët e luftës,vrasjeve të porositura nga Serbia, fatkeqësisht me vrasës vendor apo edhe vetëvrasjeve për shkak të traumave të luftës dhe kushteve të rënda të jetesës ku përkujdesja shteterore ndaj kësaj kategorie në atë kohë nuk ishte askund në rend të ditës.
Në këtë ditë të rëndesishme të historisë më të re të shqiptarëve, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të duhej të mblidheshin bashk për ti kujtuar e rikujtuar ditët e lavdishme të luftës për liri, betejat me mund të fituara, rënjën e shokëve nëpër fronte lufte, plagët e kalbura të trupit, gjymtyrët e mbetura nëpër llogore, vuajtjet shpirterore të shkaktuara nga ata që nuk e përkrahën luftën kurrë por na u bënë therë në rrugëtimin tonë të shenjtë ndërsa sot të njëjtit me fanatizëm përpiqen ta ruajn ndikimin e Serbisë në Kosovë duke penguar pamëshirshëm ndertimin dhe përparimin e shtetit.
Të paktën në këtë ditë duhet të na bie ndërmend për shokët tanë çlirimtarë të burgosur padrejtësisht brenda dhe jashtë Kosovës, për të cilët ne si shoqëri bëmë aq pak për ti brojtur ata, dinjitetin e luftetarit të lirisë dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i lënë që vetëm të përballen me akuzat, gjykimet, denimet dhe shpenzimet e pa përballueshme, thue se Kosova dhe lufta për liri ishte vetëm e tyre. Pas luftës kjo ishte plaga më e rënd për ne, plagë e cila na bënë të ndihemi përherë të turpëruar para bashkluftetarëve, familjeve të tyre dhe para kombit mbarë , neve si shokë që heshtëm e liderët politik që lejuan, ndërsa përgjegjesit dhe shkaktarët do ti mallkoi historia për të gjitha arrestimet, gjykimet, dënimet, linçimet, etiketimet, përbuzjet dhe të gjitha padrejtësitë tjera që qe nga pas lufta po edhe ato gjatë luftës e deri me sot po ju bëhen çlirimtarëve – veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë çlirimtarë e patriotë të tjerë, që nga pas lufta po mbahen peng nëpër burgje nga qarqe vendore e ndërkombetare për ta mbajt peng Kosovën e për të na e cunguar lrinë ashtu siç në të gjitha periudhat historike arrestuan, vranë e përndjekën patriotë e atdhetarë dhe jo vetëm që mbajtën peng Shqipërinë por e pushtuan, e coptuan dhe e lan të ndarë e të pëçarë. Prandaj në ditët si sot shqiptarët duhet të bëhen bashk dhe duke e kujtuar të kaluarën plotë padrejtësi, vuajtje, gjak e plagë të bëjnë plane për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, pa luftëra e shkatërrime e të liruar plotësishtë nga prangat e padrejtësive shekullore sllavo – evropiane.
Sot në kushte normale do të duhej të ishte ditë feste, ku shteti në mënyrën më madheshtore do të organizonte manifestime të shumta në nivel vendi po edhe në diasporë, në shenjë rrespekti për të gjithë ata djem e vasha, trima e trimeresha që në ditët më të vështira për ne, vunë gjokset përball makinerisë vrastare serbo-jugosllave dhe me heroizëm të pa parë luftuan për lirinë e atdheut duke i kthyer kombit dinjitetin e nëpërkëmbur gjatë gjithë historisë sonë sa të dhimbshme po aq edhe të lavdishme.
Pra sot do të duhej të ishte një ditë e veçant, ku nivelet më të larta politike e ushtarake të shtetit që nga Presidenca, Parlamenti, Qeveria dhe Forcat e Armatosura të Kosovës do të ishin të angazhuara nëpër ceremoni të ndryshme bashk me popullin duke e lartësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar, rrespektuar e dekoruar veteranët e UÇK-së për meritat e mëdha në luftën për lirinë e atdheut dhe me patjetër duke falenderuar të gjithë ata aleatë që na ndihmuan në luftën tonë të shenjtë, në rindertimin e vendit, themelimin e shtetit, bërjen e ushtrisë dhe gjithçka që bënë dhe po bëjnë për ne.
Po në këtë ditë, e sidomos në këtë ditë, të gjithë ne bashkë, veteranë e shtetarë, përkrahës e aleat dhe liridashës të tjerë duke u përkulur me nderim para njëri tjetrit, do të duhej ta organizonim ceremoninë përmbyllëse të këtij manifestimi shumë të rëndesishëm e domethënës – ceremoninë e përkuljes së madhe para qendresës stoike të popullit shqiptarë për mbijetesë tash e dymijë vjet e sidomos në dyqind vjetshin e fundit nën robërinë e egër shfarosëse malazezo-maqedono-greko-serbo-sllave.
TË NDERUAR BASHKLUFTETARË GËZUAR DITËN E VETERANIT, DITËN E LAVDISË E TË KRENARISË SONË KOMBETARE.
Nexhmi Lajçi

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …