Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: CILI ËSHTË ÇLIRIMTARI E CILI NDIHMAQARI?

(Edhe pse kaq mos mirënjohëse ndaj UÇK-së, megjithatë ma gëzofsh Kosovë Lirinë)

Jeta në mërgim ishte po aq e rëndë sa edhe shtypja serbo-sllave në Kosovë por më pak e rrezikshme në kuptimin e mbijetesës fizike. Qëndruam atje sepse na jepej mundësia të punojmë për ta mbajtur familjen në atdhe dhe çka ishte edhe më e rëndësishme ishim më të lirë po jo edhe pa rreziqe që të ri-grupoheshim më shumë prej shokëve të idealit për të vazhduar aktivitetet siç ishim betuar deri në çlirimin e plotë të atdheut.

Ne u kishim dhënë besën shokëve qe po vazhdonin të vepronin në Kosovë se do të punojmë fort për ta ndërkombëtarizuar Çështjen Shqiptare si me protesta e demonstrata nëpër qendra të mëdha botërore, si me takime me akterë e liderë botëror duke shfrytëzuar lidhjet që diaspora shqiptare kishte krijuar me kohë me udheheqës e organizata të ndryshme botërore, po ashtu ne ishim zotuar se do të ponojmë që sa më shumë t’i bashkojmë, t’i organizojmë dhe t’i bindim shqiptarët jashtë se shumë shpejtë do të na duhet të përgaditeshim për luftë të armatosur çlirimtare.

Nuk pushuam ditë as natë, nuk kursyem mund e as djersë po as edhe paratë që në atë kohë na duheshin aq shumë, na duheshin për protesta e demonstrata, për organizime e takime të shumta me bashkë atdhetarë e ndërkombëtarë, po na duheshin aq shumë edhe për familjet që i kishim lënë në gjendje aq të mjerueshme në Kosovë.

E gjithë puna jonë, me përmasa jashtë njerëzores u kurorëzua me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku brumë i parë i secilës ishin pothuajse të njëjtat grupe që organizonin protesta e demonstrata si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Ishin ata djem e vajza qe u mbijetuan burgjeve e torturave serbo-sllave dhe langojve të tyre shqipfoles, bijtë dhe bijat shqiptare që kurrë nuk u thyen por edhe pas përndjekjes, burgut e torturave çnjrçzore vazhduan rrugën në mbrojtje të kombit, flamurit e atdheut.

Tani veç ishin krijuar kushtet për kthimin e madh, kushtet për Besëlidhjen Shqiptare si në kohën e Skënderbeut, për tu bashkuar në Lezhën e Adem Jasharit në Prekazin Legjendar, në Gllogjanin Heroik, në Qafë Hajlën – Log Burrnije, në Llap e Karadak, në Shalë e Neeodime, në Pashtrik e në Koshare, kishte ardh koha për të dhënë betimin që pa kursyer as edhe jetën të luftojmë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqiperisë dhe bashkimin e tyre duke ruajtur interesat e shenjta të atdheut, BASHKIMIN KOMBËTAR.

Si shumë shokë edhe unë u ktheva që të luftoj për atdhe, po jo vetëm, përkundër kundërshtimit të të gjithë miqve e dashamirëve e mora edhe familjen me vete, mora edhe bijën time gjashtë muaj, e të cilën në shenj betimi e kisha pagëzuar me emrin DOKTHENË. Ne ishim betuar se do të ktheheshim, në Ditën e Madhe, me besimin se do të ishim bashkë, të gjithë shqiptarët, pa dallim bindjeje politike a fetare, fisi a krahine patriotë apo qoftë edhe të devijuar sepse këta të fundit ishin të robëruar edhe shpirtërisht ndërsa ne të tjerët të paktën shpirtin e kishim të lirë. Shumë u kthyem po jo mjaftueshëm e me shumë prej atyre që u kthyen nuk u pamë kurrë më për se gjalli por mallin për ta e shuajmë pranë varreve dhe lapidarëve të tyre.

Fatkeqësisht shpresa e madhe në fillim sikur na u shua, robëria e gjatë, dhuna dhe terrori serb e sidomos masakrat që po bënte Serbia mbi popullatën civile kishin mbjell frikë e panik tek shumë shqiptarë dhe kjo na e vështirësonte ne punën që ti konsolidonim radhët me luftëtarë të rinj po edhe më të vështirë e kishim që të gjenim mbështetje në terren sepse kudo që hetohej ndonjë mbështetje për UÇK-ën Serbia i vriste dhe digjte të gjithë pa dallim.

Furnizimi me armatim ishte sakrifica më e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, rruga ishte e largët e mundimshme dhe shumë e rrezikshme, Duhej të kalohej përmes kufirit shqiptaro – shqiptarë të cilin Serbia e kishte mbyllur hermetikisht duke koncentruar forca të mëdha policoro-ushtarake në tokë por edhe me aviacion e mbronte nga qielli. Po thuajse gjatë secilit rrugëtim përmes kufirit kishim shumë humbje në njerez e armatim. Pos fushave të minuara gjatë gjithë brezit kufitarë po edhe në thellsi të territorit të Kosovës hasnim edhe në prita të organizuara nga forcat serbe, shpeshherë të ndihmuara nga renegat shqiptarë.

Gjatë kesaj kohe, edhe pse lufta ishte përhap gati në gjithë Kosovën një pjesë e popullit e sidomos nëpër qytete mashtronte vetën gjoja se po bënte jetë normale. Shetitorët dhe kafenetë ishin plot me shqiptarë idiferent ndaj situatës edhe pse anë e kand Kosovës gjaku derdhej lum, në ato fshatra ku kishte edhe banor serb jeta dukej e qetë sepse fqinjët kishin bërë marrëveshtje mes tyre që ta mbronin njeri tjetrin, por edhe kësaj radhe shqiptarët dolen më besnik duke i mbrojtur fqinjët e tyre serb nga UÇK -ja edhe pse UÇK asnjëherë gjatë gjithë luftës nuk e kishte dhënë asnjë shembull kundër popullatës civile serbe, ndërsa fqinjët e tyre serb kur ju erdhi rasti u bashkuan me pramilitarë e kriminel serb dhe i vranë e i masakruan në “besë” fqinjët e tyre shqiptarë.

Shumë tregtarë shqiptarë zhvillonin të pa penguar aktivitetet e tyre tregtare dhe duke shfrytëzuar gjendjen e luftës ua shisnin shqiptarëve me çmime marramendëse gjërat elementare për jetë edhe pse fitimet ua merrnin apo edhe vet i grumbullonin për banditë dhe banda kriminale serbe me të cilat ndihmohej dhe financohej lufta e tyre kundër shqiptarëve.

Shtepitë shkolla ishin plotë me nxënës e studentë, udhëtime e takime të shumta gjoja zyrtare mbaheshin brenda dhe jashtë vendit, zyrat e partive politike zhvillonin aktivitet politik deri në atë masë sa të krisurit organizonin edhe zgjedhje në kohën kur e gjithë Kosova ishte në flakë. Të gjitha këto ndodhnin para syve dhe të pa penguara nga aparati shtetëror serb i instaluar me tankse e topa në Kosovë.

Për derisa mënyra e organizimit të jetës politike dhe rezistenca paqësore e kosovarëve e pengonte organizimin e luftës çlirimtare, shtimin e radhëve të UÇK-së, mbështetjen ndërkombëtare për luftë të armatosur dhe ua mbyllte të gjitha shtigjet e lirisë shqiptarëve, në anën tjetër me përkrahjen, mbështetjen dhe me ndihmën që Beogradi po i bënte këtij lloj organizimi, Serbia kishte për qellim që ta paraqiste si normale jetën në Kosovë, dhe më këtë ta fitonte përkrahjen ndërkombëtare në luftë kundër “terroristëve” shqiptarë – UÇK-së.

Këtë situatë dhe këtë mbështetje ndërkombëtare që Beogradi e fitoi jo pa fajin e shqiptarëve, ushtria, policia, paramilitarët dhe i gjithë aparati shtetëror serb e shfrytëzuan tani jo për ti luftuar “terroristët e UÇK-së por për të bërë vrasje, masakra e gjenocid mbi popullatën civile dhe duke bërë spastrim etnik i detyroi me përndjekje shqiptarët në zhvendosje dhe ikje të përmasave biblike si në kohërat e lashtësisë.

Kjo gjendje e krijuar, deri në dëshpërim, iu dha fund pretendimeve të klikës politike kosovare se gjoja me politikën e tyre paqësore paskan fitu përkrahjen e Evropës, Amerikës dhe botës demokratike e liridashëse, duke i dhënë hapësirë thënies se “LIRIA NUK DHUROHET, AJO FITOHET ME GJAK DHE SAKRIFICA”

Duke e parë rrezikun e madh që po i kanosej atdheut dhe lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u mobilizua me të gjitha forcat e kapacitetet që kishte. Ri-organizoj të gjithë faktorët, ushtarak e politik duke i shfrytëzuar edhe të gjitha lidhjet miqësore e diplomatike e njëkohësisht duke bërë edhe luftë të pabarabartë në terren dhe pas gjithë kësaj sakrifice arriti që ta fitoi mbeshtetjen e faktorit ndërkombetare dhe me ndihmën e Qendrave vendosëse në botë në veçanti të SHBA-ve fitoi përkrahjen e organizatës më të madhe ushtarake në botë – NATO-s

Tani tërbimi serb ishte edhe më i tmerrshem, filluan të shkaterronin çdo gjë shqiptare, ekzekutimet dhe vrasjet masive ishin të përditshme, Forcat serbe për tu mbrojtur nga bombardimet e NATO-s dhe sulmet tokësore nga UÇK-ja, përdornin popullatën civile si mburoj të gjallë, grumbullonin shqiptarë nëpër stadione e salla sportive dhe afronin tankse e automjete ushtarake në mënyrë që ti bënin shenjestër të NATO-s, krijonin kolona të gjata me shqiptarë nëpër rrugë duke futur në mes të kolonës kamion të mbuluar ushtarak për ta bërë të duket si kolonë ushtarake dhe kështu ndodhte që NATO-ja të bombardonte edhe kolona me civil shqiptarë gjatë rrugës në ikje për në Shqipëri. Kosova ishte shndërruar në tokë të djegur ku mbijetesa njerëzore dhe e çdo gjallese tjetër ishte e pa imagjinueshme. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u ndoqën nga Kosova, ndërsa 5000 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur,

Pas bombardimeve 78 diteshe më 10 qershor, NATO-ja nënshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e tyre të plotë nga Kosova ndërsa UÇK-ja hyri në histori si guerilja më e suksesshme në botë e cila arriti që organizatën më të madhe ushtarake botërore NATO-n ta bëjë aleate të saj.

 

UÇK – GUERILJA MË E SUKSESSHME NË BOTË

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …