Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: Çlirimtarët janë thesar për mbrojtjen e të cilëve ne do të duhej të sakrifikoheshim

Luftëtari i UÇK-së, Nexhmi Lajçi, nga OVL e UÇK-së, në Dukagjin, ka reaguar ashpër kundër fushatës së ftesave të shumta nga Gjykata Speciale në adresë të  eprorëve dhe  ushtarëve të UÇK-së. Ai ka thënë së këtyre goditjeve dhe përndjekjeve do t’u bëjmë ballë. “Çlirimtarët janë thesar për mbrojtjen e të cilave ne do të duhej të sakrifikoheshim. Ne bëmë një luftë heroike, një luftë të drejtë, luftë për liri, prandaj edhe goditjet e mëdha që po na ndodhin me përndjekje dhe burgosje, nga disa qarqe ndërkombëtare aleat të Serbisë dhe agatëve të tyre vendor do i përballojmë. Gjuetia ndaj çlirimtarëve nuk ka të ndalur, nesër secili prej nesh luftëtarë të UÇK-së, mund të jetë i arrestuar, por duke qenë të bindur në idealin e dëshmorëve të kombit dhe në pastërtinë e luftës çlirimtare, asnjëherë nuk do ta ndalim angazhimin tonë dhe përpjekjet që gjeneratat e reja jo vetëm të jetojnë të lirë, por edhe të jetojnë në mirëqene të plotë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …