Nexhmi Lajçi: Gjykata Speciale - Fytyra e zezë e Evropës plakë

Nexhmi Lajçi: Gjykata Speciale – Fytyra e zezë e Evropës plakë

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte mesazhi më i fuqishëm që i shkoi Serbisë, Evropës e Botës se një popull i lashtë dhe i shtypur me shekuj, që ishte i vetëdijshëm se duhej ta paguante lirinë e vet edhe me heronj legjendar edhe me filiza të porsalindura, ishte poashtu i vendosur që ta luftonte pushtuesin në çdo pëllëmbë të atdheut të vet.

Fati i atdheut është i lidhur me fatin e bijve të vet.

Elementi i parë i qytetërimit është respektimi i vlerave të shenjta. Pa këtë element njerëzimi i lashtë nuk do të kishte as Perëndi, as Budë, as Krisht, e as Muhamed. Prandaj ne shqiptarët që kemi një histori të ndritur, ne që kurrë nuk i sulmuam popujt tjerë, që kurrë nuk i pushtuam tokat e huaja, duhet ta bindim botën se me të njëjtën masë më të cilën i respektojmë dhe i mirëpresim të huajt, e masim edhe sjelljen e tyre ndaj nesh.

Ne jemi në shtëpinë tonë dhe jemi zotë të saj.

Ne bëmë një luftë heroike, një luftë të drejtë, luftë për liri, prandaj edhe goditjet e mëdha që po na ndodhin me përndjekje dhe burgosje, nga disa qarqe ndërkombëtare aleat të Serbisë dhe argatëve të tyre vendor do i përballojmë. Gjuetia ndaj çlirimtarëve nuk ka të ndalur, nesër secili prej nesh luftëtarë të UÇK-së, mund të jetë i arrestuar, por duke qenë të bindur në idealin e dëshmorëve të kombit dhe në pastërtinë e luftës çlirimtare, asnjëherë nuk do ta ndalim angazhimin tonë dhe përpjekjet që gjeneratat e reja jo vetëm të jetojnë të lirë, por edhe të jetojnë në mirëqene të plotë.

Çlirimtarët janë thesare për mbrojtjen e të cilave do të sakrifikohemi.

Nexhmi Lajçi

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …