Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: Institucionet e shantazhuara të Kosovës kërkojnë me ngulm vazhdimin e misionit të EULEX-it

Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kemi dëshmuar se jemi kurban të së mirës kombëtare. Kur u nevojit gjaku ynë, ia falem atdheut; kur u kushtëzua çarmatosja jonë, e bëmë për hir të atdheut; nëse duhet durimi ynë do ta bëjmë deri në kufijtë e fundit të durimit, por edhe DURIMI KA KUFIJË. Ndonjë ditë, që mund të jetë nga sot e tutje, nuk do të lejojmë më që përfaqësuesit e institucioneve tona të heshtin si gurtë e varrezave të harruara ndaj padrejtësive që po ju bëhen ÇLIRIMTARËVE; nuk do të lejojmë që të përbuzen, injorohen dhe keqpërdoren sakrificat sublime të dëshmorëve; nuk do të lejojmë që populli ynë të mbetet pa forcë mbrojtëse; nuk do të lejojmë që vagabondët politikë të bëjnë pazarllëqe me trupin plot plagë të atdheut.

Servilizmi i politikanëve tanë ndaj politikës evropiane që përfaqësohet nga EULEX-i në Kosovë e ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët. EULEX-i ashtu si dhe UNMIK-u funksionon në kuadër të kornizës së përgjithshme të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rezoluta 1244, vendosja e administrimit civil ndërkombëtarë, imponimi i proceseve të disfavorshme për Kosovën, ishin NJË MIJË E DYQIND E DYZET E KATËR THYERJE SHPRESASH për lirinë për të cilën kishim bërë dhjetëfish e më shumë sakrifica.

Në vend që të kërkohet përgjegjësi për skandalet e ” misionarëve” dhe dështimin e këtij misioni të instaluar padrejtësisht në Kosovë, shqiptarët detyrohen që përmes politikanëve të korruptuar e të shantazhuar t’ia vazhdojnë mandatin.  Dihet se në atë kohë ishte arritur marrëveshje ndërmjet BE-së, UNMIK-ut e Beogradit për shtrirjen e EULEX-it e kjo len të kuptohet edhe për misionin (qëllimin) e tij.

Drejtori i Institutit për Paqe i SHBA-ve me seli në Uashington, Daniel Server kishte vlerësuar se kushtet për vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë paraqesin baza për ndarjen e Kosovës.

”Propozimi serb nuk ishte për status neutral, por përpiqet që të krijoj bazë për ndarjen e Kosovës dhe për kufizimin e mëtejmë të ushtrimit të sovranitetit të Prishtinës” pat thënë Server.

Neve si popull gjatë të robëruar, nëpër periudha të ndryshme historike, shpesh  na janë përsëritur dështimet. Që nga Lufta e Dytë Botërore cilado klasë politike shqiptare që arriti një pozitë në pushtet, e sakrifikoi rininë liridashëse shqiptare dhe i ndrydhi idealet e saj kombëtare për t’u kënaqur me një kafshatë të vogël. Më 1968 u kënaq me lejimin e përdorimit të flamurit, më 1981 u kënaq me ruajtjen e autonomisë, më 2004 u kënaq me ëndrrën për realizimin e standardeve, me 2008 republikë pa veri ndërsa sot shtet pa ushtri.

Këto vite nuk ishin aspak të lehta për Kosovën. Ishin të vështira për faktin se në Kosovë u ndërruan me radhë krerët udhëheqës ushtarakë dhe politikë që e patën fjalën kryesore në çdo aspekt, e këta ishin të huajt. Ishte e vështirë për faktin se në Kosovë ekonomia ishte e shkatërruar dhe se menaxhimin për ta këndellur prapë e kanë në dorë të huajt. Ishte e vështirë për faktin se na u cungua e drejta e mbrojtjes dhe na u vu në dyshim e drejta e sovranitetit. Ishte e vështirë për faktin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u tentua të kriminalizohej, duke përndjekur simbolet e saj.

Ne ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kemi dëshmuar se jemi kurban të së mirës kombëtare. Kur u nevojit gjaku ynë ia falem atdheut; kur u kushtëzua çarmatosja jonë, e bëmë për hir të atdheut; nëse duhet durimi ynë do ta bëjmë deri në kufijtë e fundit të durimit, por edhe DURIMI KA KUFIJË.

Ndonjë ditë, që mund të jetë nga sot e tutje, nuk do të lejojmë më që përfaqësuesit e institucioneve tona të heshtin si gurtë e varrezave të harruara ndaj padrejtësive që po ju bëhen ÇLIRIMTARËVE; nuk do të lejojmë që të përbuzen, injorohen dhe keqpërdoren sakrificat sublime të dëshmorëve; nuk do të lejojmë që populli ynë të mbetet pa forcë mbrojtëse; nuk do të lejojmë që vagabondët politikë të bëjnë pazarllëqe me trupin plot plagë të atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …