Jemi dëshmitarë se të këqijat më të mëdha Kosovës dhe popullit shqiptarë i erdhën po nga ky vend “Kuvendi dhe kuvendarët e Kosovës”. Para lufte përfaqësuesit e shqiptarëve ishin shitur në Serbi e sot të shkretë, të mjerë e të humbur kanë mberri të shitën edhe deri në Europë, Azi e Rusi. Të poshtër atëherë edhe më të poshtër sot, të rrezikshëm atëherë edhe më të rrezikshëm sot. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas denimit të Komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, sot nga vet deputetët u shndërrua në një arenë, jo ku luanët do ta kishin rolin kryesor por ku hienat egërsisht kafshonin njëra tjetrën në betejë mbi coftinën se kush do merrte më shumë se tjetri.
Ulërimat e deputetëve në Kuvend i ngulfatën zërat e arsyeshëm të atyre që edhe pse më shumë vonesë po përpiqeshin ti mbronin luftëtarët e UÇK-së të mbajtur e të denuar padrejtësisht në burgje që nga Beogradi, Shkupi, Podgorica deri në Hagë e nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të vazhduar siç po shihet deri në pafundësi edhe nga Prishtina. Kjo gjueti ndaj vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të saj, bijave dhe bijve më të mirë të kombit shqiptarë, gjeneratës që i dha vulën lirisë së Atdheut, ka filluar pa mëshiroshëm tash e gati dy dekada. Ku ishit deri më sot. Më qindra e mijëra protesta gjithë popullore të mbajtura në të gjitha trojet shqiptare ju nuk i patë se nuk e kishit mendjen KTU po diku tjetër, ju nuk i morët seriozisht dhe nuk u morët me to, përkundrazi përdorët metoda nga më të ulëtat deri në përçarje të veteranëve që ishin bartësit e këtyre protestave
Mos ciatni sot, mos pallni e mos vajtoni se parlamenti nuk është as ahur e as varrezë, po as parrajsa ku do të mbeteni përjetësisht, por shumë shpejtë do të ju bëhet pemë, e cila do të ju nxjerr lakuriq nga ai luks ku padrejtësisht keni vendos veten e do të ju hedh në llumin e historisë – tradhtarë të kombit. MALLKIMI I GJAKUT TË DERDHUR PO E UJIT PEMËN E MALLKIMIT NË PARLAMENTIN E KOSOVËS.