Një Shqipëri e bashkuar ishte ëndërra e të gjithë dëshmorëve të kombit dje – është aspiratë e të gjithë shqiptarëve sot
Ushtia Çlirimtare e Kosovës ishte mesazhi më i fuqishëm që i shkoj Serbisë, Evropës e Botës se një popull i lashtë dhe i shtypur me shekuj, që ishte i vetdijshëm se duhej ta paguante lirinë e vet edhe me heronj legjendarë dhe me filiza të posalindur, ishte po ashtu i vendosur që të luftonte pushtuesin në çdo pëllembë të atdheut të vet.
Ne sot kujtojmë të gjithë brezat e lavdishëm të kombit tonë që asnjëherë nuk u pajtuan me gjendjen e okupimit, mirpo me një gatishmëri të madhe për vetëflijim përmbysën përgjithëmonë, psikologjinë e përuljes dhe hapen procese të cilat rrënjësisht po e ndryshojnë jetën tonë.
Kosova sot frymon dhe përparon pikërisht në saje të atdhetarizmit dhe martirizimit të bijave dhe bijve më të mirë të kombit shqiptarë, të cilët në luftën për liri dhanë jetët e tyre në emër të ardhmerisë sonë kombetare. Kosova dhe Trojet Etnike Shqiptare ishin, janë dhe për jetë të jetëve do të mbetën amanetët e atyre që ua lanë trashegimi gjeneratave në ardhmëri.
Dëshmorët janë dëshmia historike e luftës sonë heroike, vetëmohuese, të ndershme e të shenjtë.
Prandaj, sot do të duhej të ishte një ditë e veçant, ku nivelet më të larta politike e ushtarake të shtetit që nga Presidenca, Parlamenti, Qeveria dhe Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishin të angazhuara nëpër ceremoni të ndryshme bashkë me popullin duke nderuar të gjithë patriotët shqiptarë ndër breza duke lartësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe duke nderuar, rrespektuar e dekoruar veteranët e UÇK-së për meritat e mëdha në luftën për lirinë e atdheut dhe me patjetër duke falenderuar të gjithë ata aleatë që na ndihmuan në luftën tonë të shenjtë, në rindertimin e vendit, themelimin e shtetit, bërjen e ushtrisë dhe gjithçka që bënë dhe po bëjnë për ne.
Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së popolli im i dashur, duke u përkulur gjithëmonë para varreve të deshmorëve,
GËZUAR 17 SHKURTIN NJËRËN NGA SHTYLLAT MË TË FORTA TË BASHKIMIT KOMBETAR SHQIPTAR.