Ish-luftëtari i lirisë nga Zona Operative e Dukagjinit, Nexhmi Lajçi në prag të përvjetorit të dëshmorëve të rënë në territorin e përgjegjësisë së Brigadës 136 “Rugova” ka shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka lindur në një moment vendimtar për t’i dal zot atdheut. “Kosova gjithmonë ka luftuar duke pasur ushtrinë e vetë të përhershme herë të vogël herë të madhe, herë ilegale herë legale. Pa shpirtin e qëndresës, pa format dhe mjetet e organizimit ku bëjnë pjesë organizimet ushtarake, shqiptarët e Kosovës do të ishin të zhdukur. Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi në një moment vendimtar për ti dal zot Kosovës. Misioni historik i saj ishte shporrja me luftë të armatosur e forcave ushtarako-policore, paramilitare e çetnike nga Kosova, nxjerrja e shqiptarëve të Kosovës nga pozita e robit në pozitë të dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare. UÇK-ja i solli lirinë Kosovës, kombit shqiptarë nderin dhe vlerat e veta morale e kulturore, nderoi flamurin kombëtarë dhe e solli Kosovën në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë së saj”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …