Nexhmi Lajçi: Në UÇK nuk peshuan ata që nuk erdhën, as ata që ikën, por ata që mbetën dhe udhëhoqën Kosovën drejtë fitores së madhe

Nexhmi Lajçi: Në UÇK nuk peshuan ata që nuk erdhën, as ata që ikën, por ata që mbetën dhe udhëhoqën Kosovën drejtë fitores së madhe

Përderisa ushtria serbe e maste forcën e vet pushtuese me numrin e ushtarëve, aeroplanëve, tankeve dhe armatimit modern duke përfshi edhe armët kimike të shkatërrimit në masë, forcën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bënte atdhedashuria, shpirti liridashës dhe guximi për të vazhduar luftën deri në çlirim e bashkim kombëtar.

Sa shumë na mungoi ngrohtësia e popullit tonë deri më sot, ledhatimi e buzëqeshja si shenjë respekti e mirënjohjeje për gjithçka që përjetuam e bëmë për ketë atdhe. Ishte e dhimbshme përbuzja ndaj nesh gjatë përpjekjeve të para të përgatitjes për luftë, sa zhgënjyese po aq edhe e rrezikshme deri afër dështimit të luftës sonë për liri ishte mos mbështetja kur ne kërkonim t’na i shtonin radhët, e Kosova po digjej flakë. Përherë në fushëbeteja me njërin sy shikonim kah armiku e me tjetrin kah populli se ishim pak, shumë pak e kishim nevojë për shokë e luftëtarë, për armë e përforcime për përkrahje morale e fizike, ndërsa ato nuk na erdhën kurrë. Përkundër gjithë kësaj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk peshuan ata që nuk erdhën e as ata që ikën e na lanë vetëm, por, ata pak që mbetën i dhanë forcë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke bashkëjetuar me vdekjen fituan përkrahjen e popujve liridashës dhe bashkë me ta e udhëhoqën Kosovën drejtë fitores së madhe.

Me shumë mund e sakrificë i korrëm fitoret prandaj duhet t’i ruajmë si sytë e ballit. Lavdi dëshmorëve të atdheut, UÇK përjetësisht.

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …