Nexhmi Lajçi: Radio Kosova e Lirë të çojë pak nga ngjyra e vetë, ngjyrë e gjakut të lirisë në Kosovë dhe Shqipëri

Nexhmi Lajçi: Radio Kosova e Lirë të çojë pak nga ngjyra e vetë, ngjyrë e gjakut të lirisë në Kosovë dhe Shqipëri

Ish-luftëtari i lirisë nga Zona Operative e Dukagjinit, Nexhmi Lajçi në ditë e librit për mes një postimi publik në rrjetin social ka kërkuar nga Radio Kosova e Lirë që nga  ngjyra e vetë e kuqe që simbolizon gjakun të furnizojë institucionet relevante në Kosovë dhe Shqipëri më që historia e kombit tonë është shkruar me gjakun e mijëra të rënëve në altarin e lirisë ndër dekada dhe shekuj. “Duke ju uruar gëzuar ditën e librit të gjithë shqiptarëve, e lus redaksinë e Radios Kosova e Lirë dhe TV Dielli të ju çoj pak nga ngjyra e vetë, ngjyrë e gjakut të lirisë, Akademisë së Shkencave dhe shkronjësve të librave shkollor dhe librave tjerë në Kosovë e Shqipëri në mënyrë që ti vetdijesojë ata të mjerë se historia mijëra vjeçare e shqiptarëve shkruhet vetëm e vetëm me ngjyrën e gjakut të qindra e mijëra të vrarëve e të rënëve për liri, se toka shqiptare është e mbjellur me burra trima e gra trimëresha se trualli shqiptarë është i ujitur deri në palcë me gjakun e dëshmorëve ndër breza dhe se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e një pjese të atdheut ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve që nga kohë e Skënderbeut”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …