Luftëtari i lirisë dhe veterani i UÇK-së, Nexhmi Lajçi në një postim të tij ka shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti që më ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombëtarë ta përzërë pushtuesin serbo-malazez nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndësishme në frontin e luftës, kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë, spiunë e tradhtarë të kombit. UÇK-ja pati për qëllim që popullin e vet ta paraqesë si të shenjtë, duke ua falur fajet spiunëve, duke konsideruar se ata i ka deformuar robëria e liria do t’i vetëdijësojë, por po shihet se paska gabuar. Tradhtarët janë si gjarpri helmues, prandaj gjarpri është dashur të goditet në kokë e jo në bisht. Si pasojë këta bashkëpunëtorë të armikut të cilët e kishin merituar plumbin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ballë, duke ndjekur me zell instruktimet e padronëve të tyre në Beograd dhe më ndihmën e qarqeve të caktuara evropiane pro serbe, depërtuan në skenën politike të Kosovës më qellim të shndërrimit të vendit tonë, sikur në një teatër antik, ku luhen tragjedi të mëdha.
