Nënkryetari i Sindikatës së Re “Korporata Energjetike e Kosovës” Nexhat Llumnica, ka dënuar aktin e kërcënimit kundër drejtorit Menaxhues të KEK-ut. Nijazi Thaçi. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë, por Korporata Energjetike e Kosovës nuk është për të zgjedhur problemin e gjithë qytetarëve të Kosovës që janë pa punë,për punësimin duhet të interesohet Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë vende të reja pune, tha ai. Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur konkurs për pranimin e punëtorëve të rinj dhe ai duhet të jetë real dhe në përputhje me ligjin. Prandaj shfrytëzojmë rastin të dënojmë aktin qyqar kërcënues mbrëmë ndaj Drejtorit Menaxhues të KEK-ut Nijazi Thaçi si dhe çdo lloj ndërhyrje apo ndikimi tjetër në konkursin për pranimin e punëtorëve të rinj në KEK.