Sipas disa analistëve, zgjedhjet e përgjithshme, eventualisht do të mundë të mbaheshin në vjeshtën e këtij viti. Ata kritikojnë qeverinë aktuale për organizimin dhe sjelljen e saj karshi kërkesave të qytetarëve. Objektivisht, qeveria është pa legjitimitet. Kosova nuk e ka luksin të ketë 180 këshilltarë politikë , mbi 80 zëvendësministra dhe më shpenzime enorme të buxhetit, “Sot është komitet partiak-se di si mund të quhet ndryshe kjo qeveri. Po në fakt është totalisht institucion i padobishëm, që nuk i duhet askujt në Kosovë. Asnjë rast nuk e kemi dëshmuar se Qeveria është duke punuar në drejtim të qytetarëve. Qeveria ia ka rritur rrogat vetit, ia ka rritur rrogat sektorit publik, krijon poste, shpikë poste, anash ministrave është duke shpikur koordinatorë, anash koordinatorëve –këshilltarë, anash këshilltarëve –asistentë. Këto janë marrëzira që nuk i njeh asnjë shkencë këtu në Evropë, nuk ka organizim të tillë në asnjë vend normal”,ka thënë mes tjerash profesori, Nezir Kraki.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …