Në shtypin slloven, u botua intervista e njërit prej shtyllave të piramidës së diplomacisë amerikane, Nikolas Bërns. Në këtë intervistë ai foli edhe për çështjen e Kosovës, si një problem ende i hapur në rajonin e Ballkanit. Veç tjerash, Bërns ripërsëriti mbështetjen amerikane ndaj qëndrimeve politike të Grupit të Kontaktit, të cilat janë konceptuar si korniza brenda të cilave do të kërkohet zgjidhja e fatit politik të Kosovës e të shqiptarëve. Por, ai përsëriti edhe diçka tjetër, që do të duhej të ishte shumë domethënëse për vëmendjen e të gjithë atyre shqiptarëve, të cilëve më shumë u pëlqejnë ëndrrat sesa realiteti. Sipas tij, për politikën amerikane faktorë vendimmarrës për të ardhmen e Kosovës, përveç shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Kosovë, natyrisht duhet të jetë edhe qeveria e Serbisë dhe se kjo politikë është kundër ndarjes së Kosovës, madje edhe kundër çfarëdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.
Vërtet, diplomati Bërns, shtypit slloven nuk i tha diçka të re për Kosovën. Parimet e politikës amerikane, të theksuara prej tij, janë shqiptuar edhe shumë herë të tjera më parë. Mirëpo, atyre nuk u është kushtuar vëmendje e veçantë në Kosovë, për shkak të përpunimit dhe të imponimit të shijes politike të opinionit të saj. Opinionin liridashës në Kosovë ka kohë që po e terrorizojnë daullexhinjtë e politikës së standardeve, e sidomos që prej vendimit për të filluar fazën e procesit të negociatave me Beogradin. Me tingujt e tyre shurdhues, këta tellallë të kobit e të skllavërisë po përpiqen ta përmbushin një mision të ulët e antikombëtar: idiotizimin e qytetarit shqiptar dhe mjegullimin e së vërtetës lidhur me rrugën nëpër të cilën po ecën Kosova drejt së ardhmes së statusit të saj.
Krerë të sajimeve të kornizuara, udhëheqës të partive politike, dallkaukë të të ashtuquajturave shoqëri civile, të mjeteve informative e të tjera, janë bashkuar si një grusht i vetëm për ta bërë më të lehtë procesin e konceptuar nga qarqe dhe faktorë të jashtëm, shumë prej tyre edhe përkrahës të hapur të hegjemonizmit serb, lidhur me fatin politik të Kosovës. Kjo sortë njerëzish që ushqehet si pleshti mbi trupin e përbaltur e të përgjakur të Kosovës, jo rastësisht u duartroket qëndrimeve të institucioneve e të qendrave të ndryshme ndërkombëtare, kur ato flasin për çështjen e Kosovës, megjithëse ato qëndrime mohojnë në mënyrë flagrante të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë e sovranë në truallin e tyre. Kjo sortë duartrokiti për qëndrimet e fundit të Këshillit të Sigurimit, kur ai vlerësoi raportin e Kai Aides, megjithëse ky këshill çmoi lart fjalën e kreut të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i cili në mbledhje shprehu në mënyrë të qartë kundërshtimin e opsionit të pavarësisë së Kosovës. Ajo u duartrokiti edhe qëndrimeve të Grupit të Kontaktit, megjithëse në këto qëndrime nuk përvijohej në asnjë segment gatishmëria për të përkrahur të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të jetuar të lirë e sovranë në tokën e tyre. Po kështu u duartrokiti ajo edhe të gjitha deklaratave të zyrtarëve ndërkombëtarë, sipas të cilave statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë rezultat i kompromisit të arritur, madje edhe në bisedimet e drejtpërdrejta midis Prishtinës dhe Beogradit.
Në stilin tashmë të standardizuar, klasa politike e vendit e edukuar në frymën e demagogjisë së kurseve të organizuara nga trajnues joshqipfolës dhe të gjithë mekanizmat mbështetës të kësaj klase, i duartrokitën edhe deklaratës së fundit të Nikolas Bërnsit. Kjo deklaratë, me ambiguitetet e saj, imponon nevojën për t’iu dhënë përgjigje disa pyetjeve domethënëse. Ato konsistojnë në qartësimin e faktit nëse fjalët ndarje, përkatësisht mosndarje dhe mosndryshim i kufijve kanë të bëjnë me ndarjen, përkatësisht mosndarjen e Kosovës nga Serbia.
Lidhur me parimin e mosndarjes së Kosovës e të mosndryshimit të kufijve në Ballkan, opinioni qytetar në Kosovë ka nevojë të informohet drejt dhe qartë me kontekstin e këtij parimi. Mesazhin e deklaratës së Bërnsit sikurse edhe të zyrtarëve të shumë vendeve të tjera, lidhur me parimin e mosndarjes dhe të mosndryshimit të kufijve, e qartësojnë një varg parakushtesh të tjera, të vëna lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës. Në qoftë se ky status, siç thuhet, do të jetë rezultat vetëm i kompromisit, i cili as kënaq dhe as mohon krejt aspiratat e palëve ndërbiseduese; në qoftë se ky status, siç thuhet, do të përjashtojë apriori kërkesën e shqiptarëve për të qenë të pavarur nga pushtuesi i deridjeshëm; në qoftë se apriori synohet të shpërfillet fakti se shqiptarët bënë luftë të përgjakshme për t’u çliruar nga kthetrat serbe; në qoftë se si opsion i mundshëm i së ardhmes së Kosovës konsiderohet edhe kthimi në pozitën para vitit 1989 dhe mbi të gjitha në qoftë se për të ardhmen politike të Kosovës, e drejta e vendimmarrjes i njihet edhe Serbisë agresore, atëherë çdo koment është i tepërt.
Në rrethanat e tilla asnjë demagogji nuk do të arrijë ta argumentojë parimin e mosndarjes, duke e interpretuar atë si mohim të copëzimit të Kosovës, e jo të ndarjes nga Serbia, kurse parimin e mosndryshimit të kufijve, duke e interpretuar si mohim të ndryshimit të kufirit të jashtëm të Kosovës, e jo të kufijve të brendshëm të Serbisë. Mjerisht, edhe qëndrimet e shprehura nga diplomati Bërns, nuk mund të kuptohen e të interpretohen jashtë këtij konotacioni, sado që ato mund të duartrokiten e të përgëzohen nga puthadorët dhe demagogët e skenës publike.
Përgëzime dhe elozhe, paraqitjeve të zotërinjve nga Nju Jorku e Brukseli nuk mund mos u bëjnë të gjithë ata që kishin përqafuar si lojë kurthin e standardeve; ata që pranuan pa rezervë të ashtuquajturin dialog teknik me Beogradin hegjemonist; ata që sajuan e po sajojnë grupe negociatore për të biseduar me Beogradin për fatin e Kosovës, si dhe ata që të gatshëm po presin çastin e takimit me qeveritarët e Serbisë për të arritur kompromisin për të ardhmen e Kosovës, duke mbllaçitur parullën se pavarësia e Kosovës është e panegocionueshme. Nezir Myrtaj