Në fshatin Hoqë të Vogël të komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për rregullimin e parkut rekreativ. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtoreshën Bjondina Kleqka dhe këshillin e fshatit Hoqë e Vogël, vizituan hapësirën në të cilën do të zhvillohen punimet e këtij parku. Këtu do të vendosen lojëra për fëmijë, ulëse, drunjtë dekorativ, gjelbërim, si dhe do të bëhet riparimi i fushës ekzistuese, së bashku me elemente përcjellëse, të cilat do të jenë në funksion të të rinjve dhe banorëve të këtij vendi. Projekti pritet të përfundojë shumë shpejtë!