Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 24 Marsit, “Epopesë së Dukagjinit”, u hap edhe ekspozita “Shkëndijë shprese në Marsin e përgjakur”

Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 24 Marsit, “Epopesë së Dukagjinit”, u hap edhe ekspozita “Shkëndijë shprese në Marsin e përgjakur”, me fotografi nga fotografët e talentuar, Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala. Promovimi i vlerave Deçanase përmes syrit të aparatit të këtyre artistëve të rinj!

Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili tha se në vazhdën e aktiviteteve kushtuar 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”, është edhe kjo ekspozitë me fotografi nga fotografët e talentuar, Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala, të cilët edhe i ka falënderuar për punën e tyre duke i inkurajuar ata që mos ta ndalin punën e tyre, por të vazhdojnë edhe më tutje ta pasqyrojnë talentin.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva e para me 100% të shpenzimit të buxhetit për investime kapitale

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar përmes një postimi në facebook, …