leoni

Igli Hasani: Samiti i Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, ishte investim për paqen dhe prosperitetin në rajon

Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Shqipërisë merr kryesimin njëvjeçar të Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A-5)

Nga 1 janari i vitit 2024  Republika e Shqipërisë merr kryesimin njëvjeçar të Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike. Gjatë ministerialit, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se duhet të marrë fund bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në A-5. E kemi mbështetur plotësisht dhe tradicionalisht anëtarësimin e Kosovës në nismën tonë dhe na vjen shumë keq që ky anëtarësim vijon të jetë i bllokuar. Gjatë kryesimit tonë do të angazhohemi me përparësi për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur.  Ministri Igli Hasani, gjatë konferencës për shtyp për dorëzimin e kryesimit nga Maqedonia e Veriut tek Shqipëria, vlerësoi rolin e Kartës A-5, në përpjekjet e vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euroatlantik. I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ministri Hasani tha se “të dy vendet kanë kryer një punë të përbashkët të admirueshme dhe se rrugëtimi i rajonit në BE nuk duhet të pengohet nga pikëpyetje e paqartësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …