Nga 1 maji, në tërë Shqipërinë çdo shërbim publik do të ofrohet online, dhe nuk do të ketë më sportele, as pritje të gjata të qytetarëve. Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama kjo është një epokë e re dhe një stacion historik i Revolucionit Digjital që i jep fund radhëve, zvarritjeve dhe bakshisheve. Rama me këtë rast ka shkruar: Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”, tha kryeministri Edi Rama.