Nga 1 mijë e 816 premtime që kryetarët e komunave kanë dhënë në fushatën zgjedhore, 42 për qind e tyre janë përmbushur

Nga 1 mijë e 816 premtime që kryetarët e komunave kanë dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, 42 për qind e tyre janë përmbushur. Kështu ka bërë të ditur instituti GAP, i cili ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024. Ndryshe nga vitet e mëparshme, sipas këtij instituti, kësaj here dominon përmbushja e premtimeve në fushën e shëndetësisë dhe administratës, për dallim nga vitet e kaluara kur kryesisht dominimi në përmbushjen e premtimeve ka qenë tek fusha e infrastrukturës. Blendi Hasaj nga ky Institut, ka theksuar se mandati aktual karakterizohet me një numër shumë më të lartë të premtimeve krahasuar me mandatet e mëhershme. Analisti politik në Institutin GAP, Bekim Salihu ka treguar përqindjen e premtimeve të përmbushura dhe premtimeve që ende nuk kanë filluar të zbatohen nga kryetarët e komunave. Ai u shpreh se për 23 për qind të premtimeve akoma nuk ka ndonjë nismë në përmbushjen e tyre, por  në administratë janë përmbushur 66 për qind e premtimeve, ndërsa në, infrastrukturë 20 për qind. Problemet më të mëdha tek Prishtina dalin të jenë në fushën e infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim permanent për Kosovën dhe Ballkanin

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur …