Vjosa Osmani, premton qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor

Nga 123 anëtar të KP të LDK-së 70 kanë votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga kryesia e kësaj partie

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozita e saj si nënkryetare e partisë. Nga 123 anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së 70 kanë votuar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga kryesia e kësaj partie. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar se Vjosa Osmani është shkarkuar me 70 vota pro nga 95 sa kishin votuar në Këshillin e Përgjithshëm. 16 ishin shprehur kundër e nëntë kishin abstenuar. 28 nuk kishin pranuar të merrnin pjesë në votim. “Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që: z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së; znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë”, ka shkruar kryetari, Isa Mustafa, në një letër dërguar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …