leoni

Kuvendi i Kosoves

Nga 141 ligje të parapara, Kuvendi i Kosovës i ka miratuar vetëm 13 prej tyre

Nga 141 ligje të parapara për këtë vit, deri më tani Kuvendi i Kosovës i ka miratuar vetëm 13 prej tyre. Duke analizuar këtë ritëm të punës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Kuvendi i Kosovës përgjat kësaj legjislature ka pasur performancë të dobët në përmbushjen e funksionit të legjislativ dhe atij mbikëqyrës, meqenëse ka ndikuar disa faktorë që e kanë penguar punën e Kuvendit në këtë drejtim. Në radhe të parë kemi pasur ndryshimin e qeverive gjë që kishte ndikuar në vonesat të cilat kishin pasuar për shkak të mos caktimit të mandatarit, e më pastaj edhe situata me pandeminë e cila kishte pasivizuar ndjeshëm punën e kuvendit, për shkak edhe të një numri të deputetëve të cilët ishin infektuar me Coronavirus. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, ai ka shtuar më tutje se në kuadër të agjendës së saj, qeveria ende nuk ka sjellë diku rreth 75 % të projektligjeve të cilat i ka paraparë në agjendën e saj legjislative, ndërsa vetëm 23 projektligje apo 16% e totalit të projektligjeve janë në procedurë të shqyrtimit në kuvend, qoftë në mes të dy leximeve në komisione apo ende janë në procedurë të shqyrtimit në lexim të parë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …