leoni

Gjykata Speciale

Nga 15 korriku Gjykata Speciale do t’i lejojë familjarët e krerëve të UÇK-së që t’i vizitojnë ata

Gjykata Speciale ka vendosur që nga 15 korriku t’i lejojë të afërmit e ngushtë të të akuzuarve t’i vizitojnë familjarët e tyre që po mbahen në paraburgim në Hagë. Sipas përkufizimit në Rregulloren e Paraburgimit, në të afërm të ngushtë përfshihen bashkëshortja/bashkëshorti, partnerja/partneri, prindërit, fëmija, nipi/mbesa, vëllai, motra (ku përfshihen edhe vëllezër e motra vetëm prej nënës ose babait dhe vëllezër e motra të gjetura), gjyshërit, dhëndri dhe nusja. Të gjithë këta do të lejohen të kalojnë kohë me të afërmit e tyre në paraburgimin e Speciales, pa u vëzhguar nga punëtorët e Scheveningen, vendit ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …