Nga 25 prilli deri më 5 maj 2023, në Bibliotekën Kombëtare hapet: “Yiannis and Miltos Manakia- njerëzit prapa objektivit”

Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë dhe Muzeu “Macedonian Struggle and Modern History of Macedonia” në Selanik, kanë bërë të ditur hapjen e ekspozitës periodike të fotografive, “Yiannis and Miltos Manakia. Njerëzit prapa objektivit”. Ekspozita do të prezantohet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë nga data 25 prill deri më 5 maj 2023. Kjo ekspozitë paraqet një mundësi të rrallë për publikun për të parë një koleksion të madh fotografish të realizuara nga dy vëllezërit, Yiannis dhe Miltos Manakia, në dy dekadat e para të shekullit të 20-të. Vëllezërit, Manakia nga Grevena, Greqi ishin fotografë dhe kineast vizionarë, të cilët vizituan fshatrat dhe qendrat urbane të Ballkanit, duke dokumentuar jetën e njerëzve punëtorë, momentet e rekreacionit, monumentet arkitekturore dhe ngjarjet historike dhe sociale që sinjalizuan ndryshimet e gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Gjithashtu do të prezantohet edhe një film dokumentar i krijuar ekskluzivisht për qëllimet e ekspozitës. Hapja e ekspozitës do të bëhet nga Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Ambasadorja Heleni Vakali, të martën, më 25 prill në orën 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …