Gjatë muajit qershor të këtij viti 88 përfitues janë larguar nga skema e veteranëve. Ndërkohë Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur për numër rekord të përfituesve nga skemat sociale. Në bazë të këtyre statistikave zyrtare, në qershor ka pasur një rënie të numrit të veteranëve që kanë përfituar pensionin e luftës. Derisa në muajin maj nga skema e veteranëve kanë përfituar financiarisht 36 mijë e 907 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në qershor ku numër ka rënë për rreth 100 sosh, dhe benificionet i përfituan 36 mijë e 819 veteranë. Ky është numri më i vogël i veteranëve që përfitojnë benificione nga shteti për këtë vit. Sipas të dhënave të ASK-së, numri i përgjithshëm i përfituesve nga skemat sociale në qershor ka kapur shifra rekord me 321 mijë 785 përfitues për muajin qershor dhjetë herë më shumë sesa skema invalidore e veteranëve. Listat e veteranëve tashmë janë pjesë e një procesi gjyqësor që ka filluar prej vitesh, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë epilog. Qeveria e Albin Kurtit kërkon rivlerësimin e listave të veteranëve, në përpjekje për ta ulur përgjysmë e më shumë numrin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …