Nga 38 marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel shumica prej tyre s’janë zbatuar

Njohës të rrethanave politike kanë përkujtuar se nga negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë të zhvilluara në Bruksel janë nënshkruar 38 marrëveshje. Megjithëkëtë, shumica prej tyre nuk janë zbatuar. Deputetë dhe përfaqësues të partive politike kanë tërhequr vërejtjen se nuk mund të vazhdohet edhe më tutje kështu dhe të fillohet me një fazë të re të dialogut pa rishikuar marrëveshjet e arritura deri tani. Deputetë të Kuvendit, përfaqësues të partive politike dhe njohës të çështjeve politike kanë porositur se para se të filloj faza e ashtuquajtur “faza përmbyllëse e dialogut Kosovë-Serbi” paraprakisht një rezolutë në Kuvendin e Kosovës e cila do ta përcaktonte afatin kohor se deri kur mund të vazhdoj procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …