Misioni amerikan në OSBE: Amerika dhe Kosova janë partnerë të palëkundur me një histori të fortë

Nga 4 shtatori i vitit 2020 nuk u sigurua asnjë njohje e pavarësisë, në 117 ka ngecur numri i shteteve që e njohin pavarësinë e vendit tonë

Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur në Shtëpinë e Bardhë u sigurua njohja nga Izraeli, vazhdon të mbetet 117 numri i shteteve që e njohin pavarësinë e  Kosovës. Nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë folur për mungesën e njohjeve. E, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë vlerësojnë se për njohje të reja duhet më shumë punë dhe një strategji  e mirëfilltë. Asnjë njohje e re  pavarësisë së Kosovës nuk ka shënuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera shtetërore, gjatë vitit 2022. Në Ministrinë e Jashtme as në Presidencë nuk japin informata as duan të ballafaqohen me pyetjet e gazetarëve lidhur stagnimin e procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtetet e botës të cilat ende nuk na kanë njohur si shtet sovran. Duke komentuar faktin e mungesës së njohjeve të reja, profesori i diplomacisë dhe negocimit ndërkombëtar, Valon Murtezaj, thotë se institucionet duhet të punojnë më shumë e të kenë strategji të mirëfillta.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, test për LDK-në dhe përpjekje për të dobësuar NISMËN

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me …