Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka njoftuar se nga 562 mostra të analizuara gjatë 24 orëve të fundit, 145 kanë dalë pozitiv ndërsa 171 janë shëruar kurse gjashtë persona kanë ndërruar jetë. “Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh. Numri total i rasteve pozitive është 5, 617 raste nga 30,506 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …