Izraeli ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës armë për t’u mbrojtur nga agresioni rus

Nga 7 tetori i vitit të kaluar, Izraeli ka vrarë 29 mijë e 514 palestinezë, kryesisht gra e fëmijë, dhe ka plagosur rreth 70 mijë

Të paktën 104 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 160 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu. Okupimi  izraelit kreu 10 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 104 dëshmorë dhe 160 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Ministria në një deklaratë. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, thuhet në deklaratë. Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 29 mijë514 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 69.616 janë plagosur që nga 7 tetori. Ofensiva izraelite ka zhvendosur brenda territorit 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila po përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 70 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …