Vetëm 3 nga 9 për qind të kuotës së përcaktuar nga Bashkimi Evropian për efiçiencë të energjisë, ka arritur ta plotësojë Kosova nga viti 2009. Për ta arritur këtë target të BE-së, Ministria e Zhvillimit Ekonomik kishte marrë kredi në vlerë prej 30 milionë eurosh nga Banka Botërore. Nga 140 objekte që ishin planifikuar të realizoheshin me masat efiçiente, u arritën më pak se 40 sosh. Bashkimi Evropian i ka vënë kusht Kosovës që deri në vitin 2020 të kursejë 9 për qind të konsumit të energjisë përmes këtyre masave. Për t’i përshpejtuar procedurat, po pritet krijimi i një fondi të veçantë, përmes Ligjit për efiçiencë. Fondi do t’i ketë në menaxhim 10 milionë euro, grant nga Bashkimi Evropian dhe 1 milion nga Qeveria. Mirëpo, nëse nuk arrihet kuota, do të shtyhet edhe anëtarësimi në BE. Televizioni ka kërkuar të dhëna nga Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë e cila është nën menaxhim të MZHE-së. Por, ky organ nuk ka dhënë asnjë sqarim.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …