Nga bashkëpunimi i komunës së Shtimes me KFOR-in Turk

Këto ditë, me kërkesën e komunës së Shtimes, KFOR-i turk, përkatësisht zyra e LMT-së në Shtime, në bashkërendim me drejtoritë komunale, janë duke realizuar disa projekte në vendbanime të ndryshme të komunës së Shtimes.

Kanë mbaruar punët e projektit për pastrimin e pellgut në fshatin Rashincë, pastrimi i mbeturinave përreth varrezave të fshatit dhe rregullimi i një parkingu për automjete. Këto punë janë realizuar falë donacionit dhe bashkëpunimit të Komunës së Shtimes, KFOR-it dhe Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv “Salmoni”, në Shtime.

Drejtoria për Shërbime Publike në Shtime është duke shqyrtuar kërkesën për rrethimin me tel të kësaj hapësire prej rreth 400m dhe vendosjen e tabelave paralajmëruese përreth për të mos hedhur mbeturina në këtë pjesë të fshatit Gllavicë.

Të Mërkurën ka përfunduar edhe rregullimi i një fushe sportive në oborrin e shkollës fillore të ulët “Emin Duraku”, në fshatin Belinc.

Në fshatin Zborc, ka filluar rregullimi i rrugës “Avdyl Avdiu” e cila rrugë frekuentohet nga nxënësit e fshatit, të cilët shfrytëzojnë këtë rrugë për të arritur në shkollë me afër dhe më shpejt nga ana tjetër e fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …